Skuadra e Bayern Munichut ka siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, spanjollit Bryan Zaragoza ka njoftuar të mërkurën “Mundo Deportivo”.
Bëhet e ditur se Bayerni tashmë ka arritur marrëveshje si me futbollistin ashtu edhe Granadan, e cila do të bëhet zyrtare muajin tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, 22-vjeçari nuk do t’i bashkohet Bayernit deri në verë, pasi do të mbetet te Granada edhe për gjashtë muaj për ta përfunduar edicionin.
Për kartonin e tij, Bayerni do të paguaj 14 milionë euro ndërsa Zaragoza do të firmos kontratë pesëvjeçare me ekipin gjerman.
Për shërbimet e Zaragozas, Bayerni ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrës së Leipzigut. Zaragoza vitin e shkuar është promovuar në ekipin e parë të Granadas, ndërsa këtë edicion ka 5 gola e 2 asistime në 14 paraqitje në La Liga.
Ai, gjithashtu në muajin tetor debutoi edhe me Përfaqësuesen e Spanjës.