Komiteti Olimpik i Kosovës dhe BKT Kosova kanë nënshkruar të martën kontratë të re sponsorizimi. Kontrata e re është e vlefshme për dhjetë vjet, ndërsa prej saj Komiteti Olimpik do të përfitojë gjithsej tre milionë euro.
Kontratën e kanë nënshkruar presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe Suat Bakkal, kryeshef ekzekutiv dhe anëtar i bordit të BKT Kosova.
Deri më tani KOK-u ka përfituar nga marrëveshja me BKT-në 100 mijë euro në vit. Tani do të përfitojë nga 300 mijë euro në vit.