Sport

Arsenali interesohet për talentin e Juventusit

 

Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për talentin e Juventusit, turkun Kenan Yildiz ka raportuar “Tuttosport” të martën. 18-vjeçari këtë vit është promovuar në ekipin e parë të Juventusit, ndërsa pëlqehet shumë nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta. Mësohet se Arsenali po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit dhe është gati të ofrojë mbi 20 milionë euro për kartonin e tij.

Mirëpo, Yildiz vlerësohet lart te Juventusi dhe ekipi italian nuk është i gatshëm për ta lejuar largimin e tij. Yildiz ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka pesë paraqitje në Serie A.