Sport

Qarri ia siguron një pikë skuadrës Lausanne Ouchy

 

Mesfushori Mërgim Qarri ishte vendimtar të shtunën te skuadra zvicerane, Stade Lausanne Ouchy. Në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Zvicrës, Lausanne Ouchy barazoi 1:1 me Baselin.

Baseli kaloi në epërsi që në minutën e dytë, ndërsa Qarri shënoi golin e barazimit në minutën e 71-të. 28-vjeçari ka dy gola e tri asistime në 14 paraqitje.