Ndeshja e Bayernit me Union Berlinin është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Ndeshja është dashur të zhvillohet sot prej orës 15:30, por klubi bavarez ka njoftuar se është shtyrë.
Sipas njoftimit të Bayernit, fusha në “Allianz Arena” ka mundur të përgatitet për ndeshje, por për shkaqe sigurie dhe të situatës në trafik, anulimi i ndeshjes ishte i pashmangshëm.
“Bora që bie nga çatia e stadiumit përbën rrezik për shikuesit. Po ashtu, është pothuajse e pamundur të arrihet në stadium për shkak të borës”, ka njoftuar Bayerni.