Paris Saint-Germaini pritet të mbetet lider i Ligue 1 edhe pas xhiros së 14-të, ndonëse do të luajë në udhëtim. Parisi i ka fituar pesë ndeshjet e fundit dhe shihet favorit edhe në duelin ndaj Le Havret që luhet të dielën prej orës 13:00. Parisi ka 30 pikë dhe pritet të jetë i kompletuar përball Le Havret që me 16 pikë të mbledhura zë vendin e tetë në tabelë.
Nice që ka një pikë më pak se Parisi, luan të udhëtim te Nantesi, të shtunën prej orës 20:00. Ndërkohë, të njëjtën ditë por nga ora 17:00 përballen Lensi me Lyonin.
Lille i Edon Zhegrovës që ka 23 pikë dhe është i katërti në tabelë, këtë xhiro luan në shtëpi. Prej orës 17:00, të dielën e pret skuadrën e Metzit që i ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat.
Ndërkohë, Monaco do të përballet me Montpellierin të dielën nga ora 15:00.