Sport

Koliçi thotë se humbja nga Plzeni ishte e dhimbshme

 

Portieri i Ballkanit, Enea Koliçi ka thënë se disfata nga Viktoria Plzeni ishte e dhimbshme duke pasur parasysh golin e pranuar.

Plzeni shënoi në minutat e fundit të ndeshjes pas një dalje të gabuar të portierit Koliçi. Ai ka pranuar se ky gol ka mundur të evitohej, ndërsa shtoi se edhe vet ndoshta është dashur të tregohet më i kujdesshëm.