1 perditesime
20:39

Një pikë për Unitedin nga ndeshja e zjarrtë në Stamboll

Galatasaray e Manchester Unitedi kanë luajtur ndeshje shumë interesante të mërkurën mbrëma në Stamboll. Dhe në fund kanë ndarë pikët. Manchester Unitedi ishte duke udhëhequr 2:0, por në fund rezultati ishte 3:3. Ndeshja i ka takuar xhiros së parafundit të fazës grupore të Championsit. Alejandro Garnacho në minutën e 11-të dhe Bruno Fernandes në minutën e 18-të shënuan për epërsin 2:0 të gjigantit anglez.

Hakim Ziyech ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 29-të. Për rezultatin 3:1 në të mirë të Manchester Unitedit shënoi Scott McTominay në minutën e 55-të.

Por skuadra turke, që kishte përkrahje të jashtëzakonshme nga tribunat, nuk u dorëzua. Ziyech shënoi në minutën e 62-të për të ngushtuar rezultatin në 3:2. Stadiumi “Ali Sami Yen” shpërtheu në festë në minutën e 71-të kur shënoi Kerem Akturkoglu për rezultatin 3:3. Kishte raste edhe më pas, por jo edhe gola të shënuar. Manchesteri mbetet në vendin e fundit në Grupin A me katër pikë. Galatasaray i ka pesë pikë.

20:20

Ndeshje dramatike në Stamboll, Galatasaray barazon në 3:3

Galatasaray e Manchester Unitedi po luajnë ndeshje shumë interesante në Stamboll.

Në një atmosferë të zjarrtë, deri më tani janë shënuar gjashtë gola. Për 3:3 barazoi Kerem Akturkoglu në minutën e 71-të. Alejandro Garnacho (11’), Bruno Fernandes (18’) dhe Scott McTominay (55’) shënuan golat për skuadrën angleze.

Hakim Ziyech shënoi në minutën e 29-të dhe 62-të për skuadrën turke.