Sport

Boksierët shpresojnë të marrin përgjigje lidhur me Evropianin në Beograd

 

Asociacioni Ndërkombëtar i Boksit (IBA) dhe Konfederata Evropiane e Boksit(EUBC) nuk janë në koordinim të plotë sa i përket kalendarit të garave për vitin e ardhshëm.

Kampionati Evropian në boks në kalendarin e garave të IBA-së figuron në muajin mars, ndërsa në kalendarin e EUBC-së në muajin prill. Por ajo që dihet është se Evropiani do të mbahet në Beograd. Megjithatë, nuk dihet nëse pjesë e Evropianit do të jenë edhe boksierët e Kosovës.