Sport

Atletico e Lazio kalojnë në fazën nokaut

Descriptive Text

Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë në udhëtim për t’u bërë lider i Grupit E të Ligës së Kampionëve. Atletico mposhti Feyenoordin me rezultatin 3:1 të martën mbrëma.

Atletico kaloi në epërsi me autogolin e Lutsharel Feertruida, ndërsa për 2:0 shënoi Mario Hermos në minutën e 57-të. H

olandezët ngushtuan epërsinë në 2:1 nëpërmjet Mats Wieffer në minutnë e 77-të.

Feyenoordi sërish shënoi në portën e vet. Autogol në minutën e 81-të realizoi Santiago Gimenez.

Atletico zë vendi ne parë me 11 pikë nga pesë ndeshje, kurse Lazio është në vendin e dytë me 10 pikë. Të dyja avancojnë në fazën nokaut. 

Feyenoordi në vendin e tretë me gjashtë pikë, derisa Celticu në vendin e fundit me një pikë.

Ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të fazës së grupeve.