Sport

Manchester City fiton me përmbysje

Manchester City shënoi tri gola në pjesën e dytë për ta përmbysur epërsinë prej dy golave të pjesës së parë të realizuar nga Leipzigu. City fitoi të martën mbrëma me rezultatin 3:2, në ndeshjen që i takoi Grupit G të Ligës së Kampionëve.

Dy golat për skuadrën gjermane në pjesën e parë i shënoi Lois Openda. Të parin në minutën e 13-të, kurse të dytin në minutën e 33-të.

Ndërkohë, për 2:1 rezultatin e ngushtoi Erlind Haaland. Ai shënoi në minutën e 54-t, kurse Fhil Foden barazoi shifrat në minutën e 70-të. Fitoren Cityt ia siguroi Julian Alvarez në minutën e 87-të.

City siguroi si e para kualifikimin në fazën nokaut të Championsit. Nga pesë ndeshje fitoi 15 pikë, kurse tutje ka kaluar edhe Leipzigu që zë vendin e dytë me nëntë pikë. Deri në fund ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.