Sport

Arsenali insiston për Luizin

 

Skuadra e Arsenalit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Douglas Luiz, raporton “The Sun” të martën. Mësohet se Arsenali është gati të ofrojë 60 milionë euro për brazilianin, i cili është pjesë e skuadrës së Aston Villas.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili tentoi transferimin e tij edhe gjatë verës, por që Aston Villa refuzoi ofertën. Luiz është pjesë e Aston Villas prej vitit 2019, ndërsa këtë edicion ka 6 gola e 3 asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat.