Llapi ka kthyer dy mbrojtësit, Ilir Blakqori dhe Benjamin Emini. Skuadra llapjane ka përforcuar të dy krahët e mbrojtjes dhe të dy lojtarët tashmë kanë nënshkruar me ekipin nga qyteti i Podujevës.
Kjo është konfirmuar për Sportin në KTV nga burime brenda klubit llapjan. Blakqori ka qenë pjesë e Llapit edhe më herët kurse stinorin e fundit e kaloi te Gjilani. Nga ana tjetër, Emini është kthyer nga Gjermania, ku luajti në liga më të ulëta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahas këtyre dyve, në fillim të javës së ardhshme, Llapi do të zyrtarizojë marrëveshjet edhe me dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për një portier dhe një sulmues, të dy transferohen nga kampionati maqedonas.