Kristijan Asllani është pak i mërzitur për barazimet e Shqipërisë me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Asllani ka thënë se Kombëtarja është dashur të fitojë të dy ndeshjet.
“Me rëndësi që morëm pikën për të siguruar vendin e parë. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. E kam pak bezdi që kemi barazuar në këto dy ndeshje, pasi kemi dashur fitore. Por me rëndësi shkuam në Evropian”, ka thënë Asllani.