Sport

“Dardanët” e rinj të motivuar për fitore ndaj Izraelit

 

Pas barazimit me Bullgarinë, Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll kërkon fitore ndaj Izraelit. Shpresat e Kosovës të premten e shkuar luajtën 2:2 ndaj Bullgarisë, ndërsa të martën përballen me Izraelin. Edhe kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe nis në orën 13:00.

Dueli Kosovë – Izrael i takon Grupit D të kualifikimeve për “Euro 2025”. Aktualisht Kosova U21 ka një fitore, dy barazime dhe dy humbjeve. Ndaj Izraelit po e kërkon trepikëshin e dytë në këtë cikël kualifikues.