Tifo-grupi i Prishtinës, Plisat, ka dalë të hënën mbrëma me reagim zyrtar, pasi nuk iu dhanë bileta për ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe.
Plisat pos tifozë të Prishtinës janë edhe tifozë besnikë të Kombëtares së Shqipërisë në futboll.
“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.
Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, ‘kriminelët’, "tradhtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë. Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI. Shihemi në Gjermani!”, ka shkruar tifo-grupi prishtinas.