Sport

Reali me ofertë për Alexander-Arnoldin

Real Madridi po interesohet për mbrojtësin e krahut të djathtë, anglezin Trent Alexander-Arnold.

Madje gazeta spanjolle “Marca” shkruan të martën se Reali ka bërë gati ofertën për ta bindur Liverpoolin në lirimin e 25-vjeçarit.

Reali po synon transferimin e Alexander-Arnoldit në fund të këtij edicioni dhe është i gatshëm që për kartonin e tij të ofrojë 80 milionë euro.

Reprezentuesi i Anglisë po shihet te Real Madridi si pasardhës ideal i Dani Carvajalit dhe përforcim i madh për krahun e djathtë. Alexander-Arnold prej vitit 2016 është pjesë e ekipit të parë të Liverpoolit dhe njëri prej futbollistëve më të mirë në pozitën e tij në Premier League. Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka 3 asistime në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.