Sport

Shkupi në gjysmëfinale të Kupës

Shkupi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe ka vazhduar me rezultate pozitive.

Skuadra shkupjane ka vazhduar serinë e 17-të ndeshjeve pa disfatë, ndërsa në çerekfinale të Kupës e ka eliminuar Rabotniçkin duke e mposhtur 1:0.

Shkupi dominoi në këtë ballafaqim, kurse golin e fitores e ka shënuar Mario Mladenovski në minutën e 16-të.

Në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut ka kaluar edhe skuadra tjetër shqiptare, Voska, si dhe Makedonija dhe Tikveshi.

Në serinë e 17 ndeshjeve pa humbje, Shkupi ka 12 fitore e pesë barazime.