Juventusi ka fituar 2:0 derbin ndaj Torinos në xhiron e tetë të Series A.
Federico Gatti dhe Arkadiusz Milik realizuan golat për fitoren e pestë të ekipit të Massimiliano Allegrit këtë edicion. Golat u shënuan në minutat 47’ dhe 62’.
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda u paraqit nga minuta e 84-t.
Juventusi është i treti në tabelë me 17 pikë, pas Interit e Milanit.
Torino është ndalur në nëntë pikë në mes të tabelës.