Sport

75 mijë shikues në stadiumin e rivalit më të madh, protestë e fuqishme ndaj UEFA-s

 

Union Berlini po e zhvillon kampanjën debutuese në Ligën e Kampionëve. Sensacioni i edicionit të kaluar të Bundesligës ka arritur në fazën grupore të Championsit, ndërsa ndeshjen e parë si vendase, ndaj Bragas të martën, Union Berlini nuk ka mundur ta zhvillojë në stadiumin e tij “An der Alten Forsterei”.

Stadiumi me 22 mijë ulëse nuk ka licencë për ndeshje të fazës grupore të Championisit. Kështu Union Berlini është detyruar të luaj ndeshjet si vendas në Champion në stadiumin e rivalit më të madh, ekipit Hertha nga Berlini.