Sulmuesi Ansu Fati do të jetë shitja e madhe e Barcelonës në afatin kalimtar të verës.
“Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se te Barcelona tashmë kanë marrë vendim për të ardhmen e 20-vjeçarit.
Fati do të nxirret në shitje me të përfunduar edicioni aktual dhe te Barcelona po shpresojnë të përfitojnë mbi 50 milionë euro nga kartoni i tij.
Fati, aktualisht është i huazuar për një vit te Brightoni, ekip që nuk e ka opsionin e blerjes së tij. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar para tre vjetësh.
Aktualisht, Fati ka shënuar 1 gol në tri ndeshje të luajtura në Premier League me fanellën e skuadrës së Brightonit.