Sport

Giroud do të largohet nga Milani

 

Sulmuesi Olivier Giroud po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Milanit.

Francezi ka paralajmëruar largimin nga ekipi italian në verën e vitit të ardhshëm kur edhe i skadon kontrata. 37-vjeçari ka thënë se nuk pret ta vazhdojë bashkëpunimin me Milanin, por ka shtuar se këtë edicion do të japë gjithçka nga vetja për ta ndihmuar ekipin të arrijë objektivat.