Skuadra e Interit ka shprehur interesim për sulmuesin e Stuttgartit, Serhou Guirassy. “Calciomercato” ka shkruar të martën se Interi ka kohë që po e monitoron 27-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të dimrit.
Sulmuesi nga Guinea po shkëlqen këtë edicion në kampionatin e Gjermanisë, ndërsa me Stuttgartit ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 2 herë në 7 ndeshje të luajtura për Stuttgartin në të gjitha garat, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro.
Ai vitin e shkuar iu bashkua Stuttgartit dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të tjera të Evropës. Krahas Interit, interesim për Guirassyn kanë shfaqur edhe Milani, Juventusi e Newcastle Unitedi.