Sport

Alberto firmos kontratë të re me Lazion

Milani monitoron Luis Alberton nga afër

Mesfushori Luis Alberto ka firmosur kontratë të re katërvjeçare me Lazion, ka njoftuar klubi italian. Me kontratën e re, spanjolli do të jetë pjesë e Lazios deri në verën e vitit 2027.

Alberto vitet e fundit është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Lazio dhe ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin nga Serie A.

Këtë edicion, Alberto ka qenë i pazëvendësueshëm te Lazio, duke luajtur 720 minuta, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime.

31-vjeçari është pjesë e Lazios prej vitit 2016, ndërsa me këtë skuadër ka fituar 1 kupë dhe 2 Superkupa të Italisë.

Para se t’i bashkohej Lazios, Alberto karrierë ka bërë edhe te Liverpooli, Deportivo La Coruna, Malaga e Sevilla.