Sport

Ancelotti kthehet në Napoli, por si trajner i Real Madridit

 

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk njihet si person që mbanë inat. Këtë e dëshmoi me kthimin në krye të Real Madridit edhe pse u shkarkua nga presidenti Florentino Perez në vitin 2015. Megjithatë, 64-vjeçari ka diçka për të vërtetuar kur Real Madridi e viziton skuadrën e Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ancelotti ishte shkarkuar nga Napoli në dhjetor të vitit 2019, gjysmë ore pasi kishte udhëhequr skuadrën përtej fazës së grupeve të Championsit. Ancelotti për shkarkimin ishte njoftuar në hotelin ku tani është vendosur me skuadrën e Real Madridit.