Basketbollisti amerikan, Ryan Hughes nuk është më pjesë e klubit të Superligës së Kosovës, Proton Cable Prizreni.
Prizreni të hënën ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme me Hughesin, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.
Hughes iu bashkua Prizrenit para fillimit të këtij edicioni dhe zhvilloi dy paraqitje në Superligën e Kosovës në basketboll, në të cilat ekipi i tij pësoi dy humbje. Në këto dy ndeshje, Hughes pati mesatare prej 2 pikëve, 1 kërcimi e 1.5 asistimeve. Në dy xhirot e para, Prizreni u mposht nga Sigal Prishtina dhe Peja.