Leipzigu dhe Bayern Munichu kanë ndarë pikët në xhiron e gjashtë të sezonit në Bundesligë.
Ekipet barazuan 2:2. Në pjesën e parë dy gola i realizoi Leipzigu e në të dytën Bayerni.
Lois Openda dhe Castello Lukeba shënuan për vendasit e te bavarezët realizuan Harry Kane dhe Leroy Sane.
Në tabelë, Bayerni ka 14 pikë në pozitën e tretë e Leipzigu 13 në të pestën.
Leverkuseni i prin tabelës me 16 pikë, ndjekur nga Stuttgarti me 15.