Tottenham Hotspuri ka shënuar fitore të vështirë ndaj Liverpoolit që ndeshjen e mbylli pa dy futbollistë.
Londinezët fituan krejt në fund të ndeshjes me rezultat 2:1.
Curtis Jones u ndëshkua me të kuq qysh në minutën e 26-të për të lënë fillimisht Liverpoolin pa një futbollist.
Tottenhami shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë duke realizuar përmes Heung-Min Sonit në minutën e 36-të.
Cody Gakpo megjithatë barazoi gjithçka në fund të pjesës së parë.
Për t’ia vështirësuar edhe më shumë punët ekipit të Jurgen Kloppit, Diogo Jota mori dy kartonë të verdhë për dy minuta dhe nga minuta e 70-të la Liverpoolin me vetëm nëntë futbollistë në fushë.
U deshën sekondat e fundit të ndeshjes dhe një autogol i Joel Matipit që Tottenhami të siguronte fitoren.
Ekipi i Ange Postecoglout ngel pa humbje këtë edicion. Nga shtatë xhiro tani ka 17 pikë dhe është i dyti në tabelë pas Manchester Cityt që ka 18.
Liverpooli ndalet në 16 pikë.