Të shtunën në Kampionatin Ballkanik të boksit në Albena të Bullgarisë ka garuar edhe Patriot Behrami.
Behrami është ndalur në meçin e parë të kategorisë deri në 71 kilogramë.
Ai u mposht nga boksieri rumun, Dorulet Tiu.
Gjyqtarët i dhanë fitoren Tiut, ndërsa në kampin e Kosovës vlerësuan se u bë padrejtësi dhe ishin të pakënaqur me vendimin e gjyqtarëve.