Me 24 vota pro nga 44 me të drejtë vote, Avni Gashi është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Karatesë të Koaovës.
Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i FKK-së është mbajtur të enjten pasdite, ndërsa është monitoruar nga dy zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kanë munguar zyrtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës. Kërkesa për mbajtje të Kuvendit është bërë nga MKRS-ja pas shpalljes së jashtëligjshme të kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të mbajtur muaj më
Parë nga grupi tjetër i udhëhequr nga Nazmi Gashi dhe Besart Baruti. MKRS-ja ia kishte pezulluar licencën javë më parë FKK-së.