Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri, ka vlerësuar pas ndeshjes se “bardhekaltrit” e merituan fitoren ndaj Dukagjinit. Por ai ka mbetur i pakënaqur me faëzn defensive.
Ndeshja në kryeqytet u mbyll baras, 2:2.
“Patëm plot raste të krijuara dhe merituam fitoren. Krijuam shumë raste të mira. Në pjesën e dytë, Jalen Blesa kishte lëndim dhe nuk mundi të vazhdonte. Menduam zëvendësimin e tij shkaku i dëmtimit. Të them të drejtën jam pak i kënaqur me fazën defensive, me mbrojtjen. Nga çdo harkim i kundërshtarëve po rrezikohemi”, ka thënë trajneri i Prishtinës për “ArtMotion” pas ndeshjes.