Taulant Jakupi dhe Bashkim Bajoku janë ndalur në luftërat e para në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Albena të Bullgarisë. Jakupi i kategorisë deri 86 kilogramë pësoi disfatë nga boksieri i Ukrainës, Bogdan Tolmachov. Ndërkohë, Bashkim Bajoku në kategorinë deri 54 kilogramë pësoi disfatë nga boksieri bullgar, Yasen Radev.
Vëllai i Bashkimit, Shpetimi të mërkurën kaloi në gjysmëfinale pasi mposhti boksierin nga Serbia, Semiz Aliçiq. Të mërkurën u eliminua edhe Laurit Murati. Në ditët në vijim do të garojnë edhe Loris Idrizi, Patriot Behrami dhe Donjeta Sadiku.