Ka vdekur Ilaz Sina, ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova. Lajmi për vdekjen e Ilaz Sinës, e ka bërë të ditur skuadra e Prishtinës nëpërmjet një postimi në Facebook.
Sina vlerësohet lart për kontributin e tij të madh në futbollin e Kosovës. Ai konsiderohet si udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit të Kosovës për shumë dekada.
Po ashtu, Sina për një periudhë ka qenë edhe trajner i Prishtinës në gjeneratat e reja. Me punën e tij, Sina do të mbetet i paharruar në futbollin e Kosovës.
“Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar, do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Prishtina ndër të tjera në njoftimin e saj.
Sina ka qenë i përkushtuar për ngritjen e futbollit kosovar në të gjitha aspektet. Ai po ashtu, ka qenë edhe trajner i disa skuadrave tjera të Kosovës dhe profesor i kulturës fizike.