Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajrami e Sassuolo ndalin serinë e Interit

Nedim Bajrami dhe skuadra e tij, Sassuolo, kanë ndalur serinë e pesë fitoreve rresht të Interit në elitën e futbollit të Italisë. Bajrami kontribuoi me një gol të shënuar, derisa Sassuolo fitoi në “Giuseppe Meazza”, me rezultatin 2:1.

Denzel Dumfries me asistim të Marcus Thuramit shënoi për epërsinë e vendësve. Por një moment i shkëlqyer individual i Bajramit, futbollistit të Shqipërisë, bëri që rezultati të barazohej në 1:1. Bajrami në minutën e 54-t shënoi me gjuajtje të fuqishme, nga një kënd i vështirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më pas, për 2:1 për Sassuolon, shënoi Domenico Berardi, në minutën e 63-të. Bajrami luajti deri në minutën e 61-të, ndërsa e shënoi golin e parë në edicionin aktual në Serie A.

Një gol të shënuar e ka edhe në Kupën e Italisë. Interi, që e pësoi disfatën e parë në kampionat, ka 15 pikë në vendin e parë, bashkë me Milanin. Sassuolo ka nëntë pikë në pozitën e tetë.