Sport

Feyenoordi fiton thellë derbin ndaj Ajaxit

Santiago Gimenez ka kompletuar “hat-trickun” në fitoren 4:0 të Feyenoordit ndaj Ajaxit të mërkurën.

Në fakt, të mërkurën u zhvilluan minutat e mbetur të derbit që të dielën u ndërpre në minutën e 56-të.

“De Klassieker” ishte ndërprerë me epërsinë 3:0 të Feyenoordit, pasi tifozët vendës kanë hedhur fishekzjarrë në fushë, ndërsa incidente kishte pasur edhe jashtë stadiumit.

Policia është dashur ta përdorë edhe gazin lotsjellës për ta qetësuar turmën.

Të mërkurën nuk pati shikues.

Gimenez kishte shënuar të dielën dy herë në 18 minutat e para të ndeshjes, ndërsa Igor Pixao kishte shënuar golin tjetër për 3:0, pas 37 minutave lojë.

Goli i tretë i meksikanit erdhi vetëm tre minuta pasi ndeshja rifilloi të mërkurën, dhe u bë lojtari i parë i Feyenoordit që shënon “hat-trick” në Eredivisie, në një ndeshje si mysafir i Ajaxit.

Feyenoordi mbetet i pamposhtur pas gjashtë ndeshjeve, me katër fitore e dy barazime.

Ajaxi ka vetëm një fitore nga pesë ndeshje.