Sport

Barça arrin marrëveshje me Cityn për blerjen e Cancelos

Barcelona edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për blerjen e përhershme të portugezit Joao Cancelo, ka njoftuar “El Chiringuito” të mërkurën. Bëhet e ditur se marrëveshja mes klubeve do të bëhet zyrtare së shpejti dhe Cancelo do të firmosë kontratë afatgjate me Barcelonën.

Për blerjen e plotë të Cancelos, Barcelona do t’i paguajë Cityt 35 milionë euro.

Portugezi 29-vjeçar u huazua te Barcelona për një vit në fillim të këtij edicioni dhe deri më tani ka 2 gola e 1 asistim në pesë paraqitje për ekipin spanjoll.

Cancelo ka kontratë deri në vitin 2027 me Cityn, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Juventusi. Ai karrierë ka bërë edhe te Bayern Munichu, Valencia, Interi e Benfica.