Sport

Bayerni pa telashe në Kupën e Gjermanisë

 

Bayerni nuk ka pasur telashe për ta kaluar kundërshtarin e parë në Kupën e Gjermanisë në futboll. Të martën mbrëma, gjiganti bavarez fitoi 4:0 në udhëtim ndaj Preussen Munsterit.

Ndeshja i takoi raundit të parë të Kupës gjermane. Preussen Munsteri garon në kategorinë e tretë gjermane.