Sport

Krasniqi shënon gol në derbin e Zuerichut

Bledian Krasniqi ka shënuar një gol në derbin e Zuerichut. Ekipi i tij Zuerichu fitoi ndaj Grasshopperit me rezultatin 2:1.

Ndeshja e luajtur të martën i takoi javës së tetë të Superligës së Zvicrës.

Sulmuesi Krasniqi shënoi për 1:0 në minutën e 37-të, ndërsa Antonio Marchesano shënoi për 2:0 në minutën e 73-të. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Selmin Hoxha shënoi autogol në minutën e 90-të.

Krasniqi luajti deri në minutën e 71-të, kurse Hoxha u inkuadrua në minutën e 87-të.

Për Zuerichun luajti edhe Lindrit Kamberi, derisa Mirlind Kryeziu mbeti në stol.

Për Grasshopperin, Amir Abrashi luajti deri në minutën e 77-të, derisa Florian Hoxha dhe Dion Kacuri mbetën në stol.

Zuerichu është në vendin e e parë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Ka dy ndeshje më shumë se Young Boysi. Grasshopperi është në vendin e dhjetë me pesë pikë.