Klubi kolumbian i kategorisë së dytë, Tigres FC, ka njoftuar se presidenti i tij, Edgar Paez, u qëllua për vdekje pas humbjes së ekipit të shtunën mbrëma.
Sipas raporteve të mediave lokale, 63-vjeçari Paez po udhëtonte me veturë me vajzën e tij për në shtëpi pas disfatës në shtëpi ndaj Atletico FC kur u qëllua nga dy burra në një motoçikletë afër stadiumit “Metropolitano de Techo” të Tigres në Bogota.
Vajza e tij mbeti e padëmtuar në sulm dhe prokurorët kanë nisur hetimet për vrasje.
“Familja Tigres dhe komuniteti sportiv janë të shkatërruar nga kjo ngjarje”, tha klubi në një deklaratë që u postua rrjetet sociale.
“Angazhimi dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e sportit në rajonin tonë la një gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ata që kishin privilegjin ta njihnin atë”.
Federata e Futbollit të Kolumbisë, gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe ekipin e Paez në një deklaratë: “Federata Kolumbiane e Futbollit dhe Komiteti i saj Ekzekutiv vajtojnë vdekjen e Edgar Paez, president i Tigres FC Club”.