Sport

Tjetër sukses i FSHF-së, organizon Evropianin U17

Federata Shqiptare e Futbollit arriti një tjetër sukses të martën, të cilin e vlerësoi historik. Për herë të parë në Shqipëri do të mbahet pjesa finale e një Kampionati Evropian për grupmosha të reja. UEFA ia ka besuar FSHF-së organizimin e Evropianit 2025 për grupmoshën U17.

Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. FSHF-ja ka njoftuar se kishte kandidatura të tjera, por që UEFA i besoi Shqipërisë.

“Investimet në infrastrukturë me stadiumet e reja, që plotësojnë kriteret e duhura për turne ndërkombëtarë, apo edhe eksperienca e pasur e administratës së FSHF-së në mikpritjen dhe organizimin e turneve ndërkombëtarë ka bindur sërish UEFA-n të sjellë në vendin tonë një ngjarje madhore”, ka shkruar FSHF-ja.

Vjet në Tiranë u zhvillua finalja e parë e Ligës së Konferencës, mes Romës e Feyenoordit.