Ekipi nga Premier League, Arsenali ka shprehur interesim për sulmuesin Takefusa Kubo që po shkëlqen këtë edicion me Real Sociedadin. “Fichajes” shkruan të martën se Arsenali ka bërë gati ofertën për ta bindur Sociedadin në lirimin e japonezit.
Për transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, Arsenali pritet të ofrojë mbi 30 milionë euro. Kubo ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim në 7 paraqitje në La Liga.
Ai iu bashkua Sociedadit vitin e shkuar nga Real Madridi, me klubin madrilen që ka ruajtur të drejtën e riblerjes së tij për 30 milionë euro. 22-vjeçari thuhet se po monitorohet edhe nga Real Madridi, ekip që e transferoi në vitin 2019 nga skuadra e Tokyos.