Skuadra e Milanit do të jetë pa mesfushorin Rade Kruniq të paktën për një muaj. Ekipi italian ka njoftuar se shkaku i lëndimit, Kruniq nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli. Kruniq ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen ndaj Veronës, të cilën Milani e fitoi me rezultatin minimal 1:0.
Shkaku i lëndimit, Kruniq do t’i mungojë Milanit të paktën në katër ndeshje, ndërsa në klub po shpresojnë që ai të jetë i gatshëm për duelet me Juventusin, PSG-në dhe Napolin.
Kruniq tashmë ka nisur rehabilitimin, ndërsa nuk do të luajë në duelet me Cagliarin, Lazion, Borussia Dortmundin e Genoan.
Rikthimi i tij në fushë po pritet të bëhet në javën e fundit të muajit të ardhshëm.