Sport

Realit i kthehen tre lojtarë për Las Palmasin

Vinicius

Real Madridi do të jetë mëi kompletuar për ndeshjen ndaj Las Palmasit, pasi tre lojtarë i janë kthyer nga lëndimi.

Trajneri Carlo Ancelotti, të martën ka zbuluar se Vinicius Junior, Arda Guler e Dani Carvajal janë rikuperuar plotësisht dhe janë të gatshëm për duelin me Las Palmasin. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën në Madrid dhe i takon xhiros së 7 të La Ligas spanjolle.

Carvajal i mungoi Realit në ndeshjen e fundit ndaj Atletico Madridit që e humbi me rezultatin 3:1, ndërsa braziliani Vinicius Junior nuk ka qenë i disponueshëm për lojë që nga xhiroja e tretë.

Ndërkohë, mesfushori Guler pritet të debutojë ndaj Las Palmasit, pasi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Realin prejse iu bashkua nga Fenerbahçe para fillimit të këtij edicioni.