Sulmuesi i krahut, Nicolas Gonzalez, nuk do të largohet nga Fiorentina, pasi ka rinovuar kontratën me klubin italian.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Gonzalez ka refuzuar ofertat nga klubit e Premier Leagues për t’i qëndruar besnik Fiorentinës.
Me rinovimin e kontratës që i skadonte në vitin 2026, Gonzalez do të mbetet pjesë e Fiorentinës deri në verën e vitit 2028. 25-vjeçari ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion dhe vlerësohet lart nga Fiorentina, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Stuttgarti.
Në 7 ndeshje të luajtura deri më tani, Gonzalez ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim. Ai, gjithashtu ka edhe 26 paraqitje dhe dy gola të shënuar për Përfaqësuesen e Argjentinës.