Sport

Sheshko është lodhur nga krahasimet me Haalandin

 

Sulmuesi i Sllovenisë, Benjamin Sheshko, është lodhur nga krahasimet që po i bëhen me Erling Haalandin. Këto krahasime janë disi të pashmangshme. Të dy lojtarët janë sulmues të gjatë 194 centimetra, që hodhën hapa formues në karrierën e tyre te skuadra austriake Salzburg, përpara se të transferoheshin në klubet gjermane. Sheshko kaloi te klubi simotër i Salzburgut, Leipzigu, këtë verë, ndërsa Haalandi u transferua te Borussia Dortmundi në vitin 2020 përpara se t'i bashkohej Manchester Cityt verën e kaluar.

“Unë tashmë thashë se nuk jam Haalandi, por jam vetja”, insistoi 20-vjeçari Sheshko të hënën. “E vetmja gjë që kemi të ngjashme është gjatësia. Gjithashtu ne të dy jemi të shpejtë, por në përgjithësi kemi një stil të ndryshëm të lojës”.