Në gjysmëfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit është kualifikuar edhe Nora Gjakova.
Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë shfaqi formë të shkëlqyer në tri ballafaqimet e para.
Fitoi ndaj Arleta Podolak e Polonisë me Ippon. Me Ippon triumfoi edhe ndaj gjermanes Seija Ballhaus në raundin e tretë.
Në çerekfinale, 31-vjeçarja Gjakova nuk pati telashe as me Priscilla Gneton e Francës. E mposhti me Ippon po ashtu.