Sport

Grabara merr kërcënime me jetë pas barazimit me Galatasarayn

Portieri i Copenhagenit, Kamil Grabara, ka pranuar kërcënime me jetë pas disfatës së pësuar nga Galatasaray të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ish-portieri i Liverpoolit, 24-vjeçari Grabara, ka përdorur gjuhë jo të përshtatshme për tifozët dhe ambientin në stadiumin e Galatasarayt.

Ai pranoi dy gola në katër minutat e fundit të kohës së rregullt, në barazimin 2:2.

Të enjten ka reaguar gruaja e tij.

“Kjo nuk është normale. 300 mesazhe dhe nuk po mund t’i numërojë komentet. Nuk ka fjalë”, ka thënë ajo në Instagram, duke i publikuar edhe kërcënimet në drejtim të Grabaras dhe familjes së tij.

Grabara nuk luajti për ekipin e parë të Liverpoolit prej vitit 2017 deri në vitin 2021.

Ai para ndeshjes kishte thënë se “kishte dëgjuar që tifozët e Fenerbahçes janë më të mirë” sesa ata të Galatasarayt.

Polaku kishte maskë në fytyrë në “RAMS Park” pas lëndimit të pësuar vitin e kaluar.

Ishte mposhtur nga Sacha Boey dhe Tete në barazimin 2:2.