Sport

Fitore e Salzburgut të Kamerit

Salzburgu austriak ka shënuar fitore në nisje të “Championsit”.

Të mërkurën mbrëma, Salzburgu fitoi në udhëtim te Benfica 2:0, në kuadër të Grupit D.

Karim Konate humbi penalltinë për mysafirët në minutën e tretë.

Më pas, Antonio Silva shkaktoi penallti në minutën e 13-të pasi preku topin me dorë dhe u ndëshkua me të kuq.

Roko Shimiq shënoi për 1:0 në minutën e 15-të.

Oscar Gloukh në minutën e 51-të shënoi golin e fundit në ndeshje.

Talenti shqiptar, Dijon Kameri, ishte në bankën rezervë te skuadra mysafire.