Sulmuesi i krahut, Ivan Perishiq nuk pritet fare të luajë këtë edicion për shkak të lëndimit të pësuar, kanë njoftuar mediumet angleze të mërkurën.
Kroati ka lënduar ligamentet e gjurit në stërvitje dhe këtë javë do t’i nënshtrohet operimit, ka njoftuar skuadra e Tottenhamit.
Rehabilitimi i 34-vjeçarit pritet të jetë i gjatë dhe sipas të gjitha gjasave, Perishiq tashmë e ka mbyllur edicionin para kohe.
Kroati këtë edicion ka pasur minutazhë te Tottenhami, ekip që ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim në pesë ndeshje të luajtura në Premier League.
Në 6 paraqitje në të gjitha garat, Perishiq ka kontribuar me 2 asistime. Ai është pjesë e Tottenhamit prej vitit të shkuar dhe ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.