Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Portieri vendimtar në barazimin dramatik të Lazios

Portieri Ivan Provedel shënoi gol me kokë për t’ia siguruar në fund Lazios një pikë përballë Atletico Madridit. Ai shënoi në aksionin e fundit të Lazios në minutën e 95-të.

Ndeshja e luajtur në Romë u mbyll baras, 1:1 dhe i takoi Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Pablo Barrios e shënoi golin për spanjollët në minutën e 29-të.

Elseid Hysaj mbeti në stol te Lazio.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Feyenoordi mposhti Celticun. 

Edhe Lazio fiton me gol të minutës së 100-të Futboll Lazio fiton me gol të minutës së 100-të

VIDEO: